Transferimi i Benjamin Pavard tek Inter nuk mund të quhet ende i kryer. Dhe arsyeja që po bën që ky transferim të “bllokohet” është trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel.
Këtë gjë tekniku gjerman e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Augsburg.
“Më ka habitur pak, duhet të mendojmë për interesat e klubit tonë, kështu që duhet të vijë oferta e duhur, ashtu siç duhet të kemi kohë që të mundemi të gjejmë një zëvendësues. Tani për tani do të vazhdoj të punoj me të”, deklaroi Tuchel.
Poll