Ekipi i Sigal Prishtinës ka njohur sot kundërshtarin e saj në eleminatoret e Champions League në Basketboll. Bardheblutë do të ndeshen me ekipin holandez të Donar Gronigen, një skuadër mjaft e fortë që ka fituar disa herë kampionatin holandez.
Në rast kualifikimi Prishtina ndeshet me fituesin e çiftit Friburg-Avtodor, ndërsa në rast se kualifikohet në turin e tretë, si kundërshtar do të kishte turqit e Sakarja, që do të ishin dhe pengesa e fundit nga faza e grupeve.
Në rast eleminimi kosovarët do të luajnë në Europe Cup (versioni i Europa League në basketboll). Theksojmë që këto janë nivelet më të larta të basketbollit Europian, natyrisht pas kompeticionit elitar të EuroLeague.