Partizani do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje shumë e rëndësishme për të besuarit e trajnerit Ilir Daja. Të kuqtë do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv, megjithëse kurbinasit kanë treguar nivel të frikshëm në ndeshjet e fundit. Dje, kryeqytetasit triumfuan ndaj Kukësit 2-1, ndërsa Stenio Junior u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar.
Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të lojtarit, por gjasat janë që ai ndaj bardhezinjve mos të jetë në fushë. Një aventurë që nis keq për brazilianin e mbërritur në merkaton e janarit, i cili pati arritur formën maksimale. Pritet të shihet se si do të rreshtohet skuadra e Ilir Dajës në ndeshjen e së shtunës, e cila është programuar të luhet të shtunën në orën 16:00, në “Elbasan Arena”.