“Prezanca është detyrim”, tifozët bardheblu bëjnë thirrje për mbështetje ndaj teutës
Pas pushimit në mesjvaë për shkak se kalendari e kishte vënë përballë Kamzës së përjashtuar, Tirana do të udhëtojë në Durrës për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat. Një ndeshje e rëndësishme për badheblutë pasi rrezikojnë seriozisht mbijetesën. Edhe në këtë takim nuk do të mungojë as prezenca e tifozëve të cilët vazhdojnë të mbështesin skuadrën dhe në transfertë. Me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook “Ultras Fanatics” bëjnë thirrje për pjesëmarrjen në këtë ndeshje.
Postimi i Fanatics:
Te dielen, ne 18:45 Tirona luan me durresin ne “Niko Dovana”…
Fanatics do te jene aty..
Prezenca eshte detyrim ne keto kohe te erreta e te veshtira per Tironen e Modhe!
Detyrim pikerisht per te treguar se Tirona nuk eshte vetem!
Te gjithe bashke, drejt durresit.
Nisja nga stadiumi ne oren 17:00.
VETEM PER EMRIN E MODH TE TIRONES