Laçi do të luajë një ndeshje të rëndësishme ndaj Skënderbeut në javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Pas humbjes në transfertë ndaj Lufëtatërit kurbinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja. Me anë të një postimi në faqen e tyre skuadra e Laçit u bënë thirrje tifozave për të mbështetur skuadrën, ndërsa njoftojnë që hyrja pas portave do të jetë sërish e lirë.
Postimi i Laçit:
Rikthehemi në Laç. Këtë herë luajmë me Skënderbeun, të shtunën prej orës 16:00.
Ekipi ka nevojë për ju, ndaj ju ftojmë të jeni sa më të shumtë dhe të mbështetni skuadrën. Të gjithë e keni parë angazhimin e lojtarëve dhe dëshirën e tyre për të fituar çdo ndeshjes. As këtë herë kjo nuk do mungojë, por me JU, SË BASHKU, mund të kthehemi te fitorja e shumëdëshiruar.
Prandaj, të shtunën për këdo është detyrim të jetë në stadium, madje duke e marrë edhe një mik me vete. LAÇI ka nevojë për tifozët, LAÇI ia del me tifozët! Hyrja, edhe këtë javë do të jetë falas në tribunën përkarshi dhe atë pas porte. Ejani në mbështetje të skuadrës. Para Laçi!