Sot, është prezantuar trajneri i ri i Kombëtares, i cili do të jetë Edi Reja. Italiani foli gjatë në konferencën për shtyp para medieve duke analizuar një sërë çështjesh. Por, ajo që ra në sy përgjatë gjithë fjalës së tij ishte mungesa e një përkthyesi në gjuhën tonë.
Reja foli në gjuhë italiane, por gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufinjve duhet doemos ta dinë italishten pasi Federata Shqiptare e Futbollit nuk kishte marrë një përkthyes për këtë konferencë.
E çuditshme, por e vërtetë. Në ditën kur prezantohet njeriu që do të marrë në dorë drejtimin e skuadrës përfaqësuese, asnjë shqiptar s’mund të marrë vesh asgjë në gjuhën e tij pasi në brenda ambienteve të FSHF-së u fol vetëm italisht!