Visar Bekaj do të jetë lojtari i ri i Manisas në Turqi. Media turke yeniasir.com.tr bën me dije se transferimi do bëhet i ditur sot, pasi palët kanë arritur marrëveshjen.
Bekaj ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm për Tiranën, që nga vera e vitit 2020. Afrimi i tij nga Prishtina rezultoi i duhur. Kur ka mbetur dhe 1 vitë kontratë me bardheblutë, Tirana ka vendosur të përfitojë të ardhura nga shitja e kartonit të tij.
Manisa militon në Ligën e Parë turke, që është niveli i dytë i futbollit atje. Klubi turk ka zgjedhur Tiranën për të bërë merkato cilësore, pasi nuk është vetëm Bekaj interesi i vetëm. Bashkë me të është folur për ofertë zyrtare në drejtim të Seferit, për të cilën thuhet se është refuzuar.