Tekniku i Kombëtares së Shqipërisë Christian Panucci është në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme në orën 20:00 me Jordaninë bashkë me mesfushorin Andi Lila.
Italiani u është përgjigjur një seri pyetjesh rreth debutimit të futbollistëve të rinj në ndeshjen miqësore, apelit për të thirrur sa më shumë futbollistë të Kategorisë Superiore, dhe për deklaratat e kaluara në lidhje me humbjen me Skocinë dhe presionit mediatik.
“Ka qenë një zgjedhje për miqësore me Jordaninë duke parë radhitjen e tyre në klasifikimin botëror. Është një impenjim për të përgatitur ndeshjen me Izraelin. Por, kanë dhe ngjashmëri. Është një skuadrër e mirë nga ana teknike. Prandaj do jetë e vështirë nga ana teknike dhe taktike.
Mendoj se ka shumë djem që meritojnë kombëtaren. I motivoj të gjithë. Portat janë të hapura.
Lenjani është në një formë akoma më të mirë ka më tepër eksperiencë. Ne nuk jemi të mbyllur. I shohim të gjitha lojtarët me perspektivë.
Nëse skuadra jonë shkon në Skoci me mungesa, kjo nuk do të thotë se s’ka limite. Roshi,Sadiku, Grezda etj. Nëse do të ishin rikuperuar do të ishim të plotë. Ccfarë duhet të themi për Kroacinë që hëngri 6 gola me Spanjën?
Për një lojtar që luan në Champions League (Elseid Hysajn), një modifikim në skemë nuk do të sillte ndryshim të madh. Nuk është problem skeme, por pësuam gol.
Mendoj për Jordaninë. Gjithësesi e kam një gjë në plan. Në qoftë se do humbas, do të jetë katastrofë.
Vrioni do të shihet nesër. Dhe porta është e hapur dhe për lojtarin e Partizanit (Lorenc Trashi) dhe për këdo .
Jam i nevrikosur kur humbas. Kam një raport shumë të keq me humbjen. Kur ka disa pyetje që nuk i kuptoj, nervozohem”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri i Shqipërisë Christian Panucci.