Shqipëria u akomodua në qytezën Perros Guirec gjatë qëndrimit në Francë për finalet e Euro 2016. Aty kreu përgatitjet për më shumë se 10 ditë, ndërsa banorët e zonës u miqësuan shumë me kuqezinjtë.
Por, nëse Shqipëria do të kishte preferuar Montpelierin, vendësit nuk do të kishin mbetur të kënaqur. Ata e kanë shprehur hapur, saktësisht presidenti i Montpelier, i cili ka thënë: “Më mirë që nuk erdhi Shqipëria të stërvitej këtu, por erdhi Italia. Conte ishte një personazh pozitiv dhe kam biseduar me të për shumë gjëra. Madje, kam mësuar prej tij në lidhje me futbollin”.