Laçi në këtë kampionat po bën një ecuri që askush nuk e priste. Kurbinasit kanë 8 ndeshje pa humbje dhe plot 16 pikë në Superligë. Dy fitoret në tranfertë ndaj Kamzës dhe Tiranës e kanë rritur imazhin e ekipit duke e bërë një ekip i cili lufton për titull në këto momente. Kjo gjë nuk ka mbetur pa u parë nga presidenti i klubit Pashk Laska i cili ka shpërndarë 12 milionë lekë të vjetër për dy transfertat e fituara.
Për suksesin ndaj kamzalinjve ishin vendosur në dispozicion 8 milionë lekë të vjetër ndersa për fitoren ndaj Tiranës 3 mijë euro. Padyshim që ky shpërblim ka shtuar entuziazmin në kampin e kurbinasve të cilët tanimë kanë një motiv shtesë për të vazhduar “pathyeshmërinë” në Superiore.