Pas ceremonisë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit me rastin e festave të fundvitit, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka falënderuar të gjithë të pranishmit që ishin të ftuar.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook” kreu i federatës ka uruar të gjithë pjesëmarrësit, por jo vetëm, për festat e fundvitit, duke ju uruar suksese dhe harmoni në familjet e tyre.
Falënderimin, presidenti Duka e ka shoqëruar me disa foto nga ceremonia e mbrëmshme, ku u ndanë shumë çmime për personalitete të futbollit ndër vite dhe futbollistët më të mirë të momentit.
Të ftuar mbrëmë në Pallatin e Kongreseve ishin personazhe të ndryshëm, nga bota e futbollit, politikës, gazetarisë, por jo vetëm.
Momente nga ceremonia e oraganizuar nga FSHF-ja në Pallatin e Kongreseve