Presidenti i Interit, Erik Tohir, ka folur për mediat më qëllim që të sqarojë çështjen e sulmuesit Mauro Ikardi, i cili kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga Inter.
“Dua të riktheksoj atë çka ka thënë edhe drejtori ynë sportiv, Ikardi është kapiteni dhe lideri ynë ndaj nuk ka shans të jetë në shitje”, tha Tohir.
Tajlandezi foli edhe për të ardhmen e trajnerit Mançini.
“Mançini bën diferencën tek Inter. Aftësitë e tij do të na ndihmojnë të ecim përpara dhe të arrijmë shumë këtë sezon”, përfundoi presidenti.