Presidenti i UEFA-s Alesander Ceferin është I ftuari I nderin në inagurimin e stadiumit të ri në sfidën e sotme ndaj Francës. Ceferin ishte I pranishëm në presidencë ku emërua nga presidenti Meta dhe më pas foli për mediat para fillimit të ndeshjes duke u shprehur:
“Kam qenë në Shqipërinë në ndeshjen Slloveninë kur humbën 1-0 dhe unë dua ta harrojë këtë pjesë (qesh). Përmirësimi I futbollit fillon nëpërmjet infrastrkutërës dhe sot është një ndeshje e madhe edhe pse nuk është vendimtare për kualifikuese. Doja të falenderoja presidentin Duka pasi është edhe pjesë e komunitet të UEFA-s. Ju keni investuar në futboll dhe infrakstura, por ka lojtarë që largohen shpejt dhe unë mendoj se duhet të luajnë më shumë në ligën shqiptare e cila duhet të forcohet akomë më shumë dhe lojtarët të mos largohen. Futbolli shqiptar ka marrë kursin e drejt dhe mendoj se suksesi nuk është vetëm kalimi në kompeticionet europiane duke parë edhe pasionin tuaj”.
Superkupa Europiane në Shqipëri? “Mesa di unë kemi projektet e financuar dhe projekti i ardhshëm I Kukësit. Kjo është pyetja e 15 sot, por unë nuk mund të them asgjë pasi është një process I hapur dhe transfeperent. Shqipëria është pjesë e këtij procesi po unë si presidenti I UEFA-s nuk mund të jap asnjë premtim.
Roli I Platinisë? “Roli I Platinisë mund të jetë I gjithanshëm vetëm si futbollistë pasi nuk mund mund të luajë më për shkak të moshës”.
Nuk kemi diskutuar me presidentin Rama për pagesat e mbetura. Sot jemi të fokusuar te stadiumi i ri dhe ndeshja ndaj Francës, më pas do të diskutojmë.
Arena Kombëtare si Uembli? “Është stadiumi më I këndëshëm dhe mund të them që mund të jetë nga stadiumet më të rëndësishme në Ballkan. Nuk do ta krahasoja pasi nuk ka pikë krahasimi me Uemblin. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana.
Racizmi? “UEFA ka 0 telorancë ndaj racizmit, por UEFA nuk është qeveri dhe nuk është polici që të fusi njerëz në burg. Pa mbështetjen e qeverisë dhe shteteve nuk mund të luftohen këta idjotë nëpër stadium. Dua të them që ne duhet të kemi me sesbën bashkëpunim me qeverinë për të edukuar brezat e rinj. Ka patur raste të tilla në Itali në Angli dhe e gjithë Europa është e frikësuar, dhe unë jam I frikësuar. Ne kemi një procedurë me tre hapa tani, e cila është përdorur dy herë deri më tani.
EURO 2020? Të gjithë stadiumet janë gati. Edhe ai i Budapestit u bë gati para dy ditësh. Formati i kompeticionit është ndryshe, çdo tifoz do të udhëtojë në çdo stadium të mundshëm”,