Presidenti i Tiranës, Refik Halili është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur për ecurinë e Tiranës në këto javë të luajtura në Superligë si dhe merakton e bardhebluve të bërë deri më tani, por afrimet e tjera. Numri një i Tiranës u shpreh:
“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë deri më tani dhe organizimi është shumë i mirë. Është mirë që Vllaznia të eci mirë pasi është djepi i futbollit. Kampionati është ende i gjatë, ne kemi më shumë punë dhe do të luftojmë që të ecim përpara. E kam thënë që 2-3 ekipe mund të rrëzohen nga Kategoria vetë për shkak të problemeve financiare. Me këtë kampionat që po shikojmë ne kemi shumë për të bërë e prandaj kemi bërë merkato. Kam besim se do të dali shumë para dhe do të jetë surprizë. Kam shumë besim që do të dalim në vendin e parë”.
Çështja e zhbllokimit të merkatos? “U desh shumë punë dhe u deshën 3 ditë punë. Na erdhi si bombë lajmi dhe jemi të detyruar të zbatojmë vendimin që na ka dhënë FIFA. Nuk është një detyrimin jonë, por jemi të detyruar ta paguajmë. Me këtë lojtar kemi firmosur në 2016 dhe FIFA na dha dritën jeshile për të firmosur. Ne ishim palë e 3-të dhe juristi më bëri të ditur që do ta vazhdojmë këtë çështje. Detyrimi është 340 mijë euro dhe kemi bërë pagesën e parë dhe në ditët në vijim do të bëjmë edhe pagesën tjetër.
Çdo njeri në punën e tij ka juristë, financierë dhe menaxheri jona na kishte thënë që nuk do të kishim probleme me lojtarin. Kjo na ka bërë mirë pasi na ka dhënë mend që ne të bëjmë kërkime të thelluara.
Me pak vështirësi e kemi kaluar edhe këtë situatë që kishim. Merkato? Kemi dal për të bërë diçka edhe më të mirë pasi unë nuk pranoj humbje dhe dua të fitoj. Po shfrytëzojmë këto pak ditë që ne të arrijmë të bëjmë diçka të mirë dhe në klub mendojnë që të bëjmë ndryshime. Ne jemi në negociata me një qendër sulmues bullgar nga CSKA e Sofias. Nëse ai do të vijë, kam besim se ne do të ecim përpara”.
Sulmet ndaj Tiranës? “Tifozët janë tifozë dhe jo të gjithëve u bëhet qejfi që nuk do të bëjnë merkato. Nuk dua të flas për bllokimin e merkatos së kundërshtarërve dhe nuk më vjen mirë. Menaxheri i Seferit është kontaktuar nga Partizani dhe Shkëndija e Tetovës dhe kjo nuk është një gjë e mirë, por ai i refuzoi këto oferta.
Kemi folur me Ferhan Hasanin dhe kishte një propozim nga ana jonë, por e kemi mbyllur këtë marrëveshje pasi nuk mund të plotësojmë kërkesat e tij që janë të papërballueshme për ne. Me ardhjen e sulmuesit nga Bullgaria ne mbyllim merkaton. Sot ka ardhur Çelhaka dhe Cale që shpresojmë t’i kemi në fushë për pak kohë”.
Muçi? “Do të jetë pjesë e jona dhe duke u aktivizuar me këta lojtarë që kemi do të shkojë edhe më lartë e ne mendojmë se do të ketë një vlerë më të madhe. Me ndeshje që do të bëjë ai në vazhdim mendoj se do të arrijë edhe në Kombëtare”,
Ngo dhe Cobbinah? “I mbaroi kontrata dhe kërkonte një pagë më të lartë. Cobbinah kishte një ofertë më të mirë dhe ishte në fund të kontratës me ne.
Skuadra me grupin që ka tani bashkë me rikthimet them që Tirana do të ketë një ndryshim shumë të madh. Shpresoj që edhe skuadrat e tjera të forcohen pasi do të bëhet akoma më e fortë kampionati. Mirë është të bëhet edhe një tolerim për të futur tifozët në stadium” u shpreh Halili.