Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka vendosur të flasë për të sqaruar dy problemet e Flamurtarit që kanë bërë bujë në media ditët e fundit, atë të udhëtimit të stërgjatur në Slloveni dhe atë të futbollistëve që kanë firmosur kontrata dhe po skarcohen si të “paaftë”.
“Është budallallëk të thuash që ne s’kemi lek për avion, por avionët e firmës sonë nuk mund të vijnë në Tiranë. Në rast të udhëtimit me avion duhej që futbollistët të qëndronin një natë tranzit në një shtet tjetër, diçka që ata nuk e kanë pranuar. Mua më ka kushtuar më shumë udhëtimi me traget dhe autobuz, plot 3500 euro, me avion do të kushtonte më pak, por ishte kërkesë e futbollistëve. Ne jemi të vetmit shqiptarë që qëndrojmë në hotel me 5 yje në Slloveni. Sa i përket kontratave, ndoshta jemi nxituar që i kemi firmosur, por ato të gjitha kanë klauzola dhe çdo largim që trajneri vendos të bëjë, të cilëve unë nuk u di as emrat pasi nuk më intereson të ndërhyj në punët e stafit, nuk do i kushtojë klubit asnjë penalizim shtesë. Kemi bërë super merkato”, ka thënë Sinan Idrizi për “Panorama Sport”.