Ndeshja e parë e javës së 22-të në Kategorinë Superiore, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut në “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1-1. Të dyja ekipet kanë dhuruar spektakël ditën e sotme duke gjetur gjithashtu nga një gol secila. Bardheblutë ishin më mirë në posedimin e topit, ndërsa nga ana tjetër korçarët befasuan me lojën e tyre, ku jo pak herë ishin të rrezikshëm me kundërsulme. Pas përfundimit të ndeshjes për Supersport kanë folur dy presidentët e klubeve, Ardian Takaj i Skënderbeut dhe Refik Halili i Tiranës.
Takaj dhe Halili janë shfaqur të pakënaqur me rezultatin teksa kanë pritur që të dy fitoren. Më tej presidenti Halili ka treguar se kjo ndeshje i ka dhembur shumë dhe ndoshta ndërrimet gjatë lojës janë bërë gabim. Nga ana tjetër Takaj ka lënë gjithçka të hapur për transferimin e Dejvi Bregut.
“Barazim një pikë ndeshje jashtë. Humb me të vogla, luan mirë me të mëdhaja? Jemi fanellë e rëndë edhe ne. Është punuar shumë vite për atë fanellë. Bregu? Të shohim”, tha presidenti Takaj, pas ndeshjes.
“S’ka lidhje fare puna e premios. Unë në përgjithësi kam qenë gjithmonë I kënaqur. Gjërat që ndoshta janë bërë gabimet sot besoj duhet të kishim qenë më të kujdesshëm me ndërrimet.Gjithësesi dhanë maksimumin sot edhe pse duhet ta kishim fituar ndeshjen. Kukësi dhe Partizani? Kemi thënë ndeshjet me rradhë me shumë kujdes, por kjo më ka dhembur shumë”, u shpreh presidenti Halili pas ndeshjes