Grent Halili ka ngacmuar në rrjetet sociale, motrën e tij, Goldin për deklaratën e bërë nga ai disa ditë më parë në “Fun Zone”. Sulmuesi i Tiranës u shpreh se në një të ardhme në krye të klubit për të zëvendësuar babain, sheh veten e tij dhe jo motrën.
I afeksionuar pas futbollit dhe ngjyrave bardhebluv, Halili deklaroi se motra e tij merret me biznese të tjera të familjes, ndërsa përgjegjësia për 24-herë kampionët e Shqipërisë, bie mbi atë.
Pikërisht për këtë Grenti ka postuar momentin e përgjigjes ndërsa e shoqëron me diçiturën duke qeshur. Ndërkohë që moderatorja Lei Kraja ngacmon të bijën e presidentit: “Gold Halili si mendon?”.
Kujtojmë që përgjigja e Grentit ishte: “Nuk besoj se duhet përmendur ndonjë emër tjetër i familjes, pasi besoj se president i Tiranës do jem unë”.