Premier League ka ndryshuar datat për ndeshjen e parafundit në kampionat. Ky vendim vjen për shkak se Qeveria angleze do të miratojë më datë 17 maji hapjen totale dhe do të pranojë rikthimin e tifozëve në stadium me një kapacitet të reduktuar.
Duke parë këtë vendim, drejtuesit e Premier League kanë vendosur që ndeshjet që ishin programuar më 15-16 maj të luhen më 18-19 maj për t’I dhënë mundësi klubeve që të luajnë me tifozë. Gjithashtu edhe java e fundit e kampionatit do të luhet më tifozë, ndërsa Anglia ka pranuar edhe propozimin e UEFA-s për të zhvilluar ndeshjet e EURO 2020 me tifozë.