Bruno Lulaj është një nga futbollistët e izoluar në kuadër të masave për parandalimin e virusit “Covid 19”. Qendërmbrojtësi i njohur feston sot 25-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë të tij, është klubi verilindor që e ka surprizuar duke e uruar në kanalin zyrtar.
“Mbrojtësi Bruno Lulaj feston sot ditëlindjen e tij të 25-të. Klubi i Kukësit i uron edhe 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën tonë. Gëzuar Bruno”, shkruhej në kanalin zyrtar të verilindorëve.
Ndërkohë që s’ka vonuar as përgjigja e shtatlartit i cili falënderon drejtuesit për këtë surprizë modeste në këto ditë të vështira të Coronavirusit.