Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushor i spikatur i Lacios Sergej Milinkovic-Savic. Presidentët e klubeve Andrea Agnelli dhe Claudio Lotito do të takohën këto ditë në Maltë, ku po mban punimet Samiti i Shoqatës së Klubeve Europiane.
Dy presidentët e njohur të futbollit italian janë akomoduar në të njëjtin hotel dhe ekziston mundësia që palët të arrijnë akordin për transferimin e serbit 24-vjeçar në Torino.
Çmimi i pranueshëm për të lejuar kalimin e lojtarit nga Roma në Torino varion midis 70 dhe 80 miionë €.
Sezonin e kaluar, Savic ishte njëri prej futbollistëve më të lakmuar nga gjigantët e futbollit europian, por Lacio nuk pranoi ta shiste lojtarin e tij për më pak se 110 milionë €.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.