Xherdan Shaqiri mund të ishte bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Pas pranimit nga UEFA të Kosovës (2016) në organizatën europiane të futbollit, lojtari aktual i Liverpool kishte mundësinë të bashkohej me Dardanët, teksa djali i presidenti të ndjerë të FFK Fadik Vokrri, zbulon prapaskenat.
Gramoz Vokrri tregon për Periskopin se Shaqiri kishte kërkuar që të ishte pjesë e Kosovës, duke bërë edhe kërkesë në UEFA. Frika se kërkesa nuk do pranohej dhe rrethanat e krijuara bënë që kjo gjë mos ndodhte.
“Xherdan Shaqiri deri në momentin e fundit, deri një ditë para vendimit të UEFA, ka qenë shumë afër që t’i bashkohet Kosovës. Ai nuk u bashkua, sepse nuk kishim siguri nga organet e FIFA se a do të pranohet kërkesa e tij apo jo, nuk kishte një vendim të prerë. Rrezikonte të humbte shumë gjëra, jo vetëm vendin”, tha Gramoz Vokrri.