Në tre javët e para të kampionatit, Enea Jorgji ka qenë prezent në dy ndeshje për të drejtuar takimet Vllaznia – Kukësi dhe Vllaznia – Flamurtari. Në dy këto ndeshje ai ka gjykuar me dy ndihmësit e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti. Kjo treshe ishte zgjedhur për të drejtuar derbin Partizani – Tirana.
Në mënyrë të çuditshme, sonte në mbrëmje Jorgjin e kanë njoftuar ti lërë pushim dy ndihmësit e tij dhe të marrë dy të tjerë. Elgit Doda dhe Redi Avdo kanë zëvendësuar dy ndihmësit nga Elbasani të Enea Jorgjit. Burime për neësport.al kanë zbuluar të gjithë prapaskenat e kësaj lëvizje të dyshimtë që ka lënë të pakënaqur edhe vetë gjyqtarin që mban stemën e FIFA-s.
Dy ndeshjet që ka drejtuar këtë kampionat Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij
Java 1
Vllaznia – Kukësi 0-0
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti (Elbasan)
Java 3
Vllaznia – Flamurtari 2-0
E.Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti (Elbasan)