Drejtuesi i Liverpool Jurgen Klopp ka diskutuar lidhur me shitjen e Philipe Coutinho tek Barcelona në vitin 2018.
Kujtojmë se, Coutinho iu bashkua skuadrës së Barcelonës për një vlerë prej 142 milion paund, disa muaj përpara se Liverpool të arrinte në finalen e Champions League, në vitin 2018.
Braziliani ka performuar në Spanjë, por rikthimi në Premier League me skuadrën e Chelsea do të rikthente madhështinë e tij në fushën e blertë.
Klopp nuk e fshihte dot dëshirën e ish-lojtarit të tij për t’u larguar nga Camp Nou, duke pranuar se nuk kishte asnjë shans që ai mund ta pengonte atë të shkonte.
“Ai donte të largohej nga Liverpool. Ishte diçka që e kishte thënë hapur dhe unë s’mund ta fshihja. Edhe pse e doja në skuadër, s’kisha asnjë shans për ta penguar”, ka deklaruar Jurgen Klopp.