Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut. Ish-portieri i korçarëve dhe kombëtares shqiptare ka shpëtuar marrëdhëniet me bardhekuqtë dhe tashmë është i lirë për tu futur në bisedime me skuadra të tjera.
Elbasani duket se është ajo më e interesuara, me presidentin e klubit, Arben Laze që ka pasur edhe një takim kokë më kokë me 41 vjeçarin.
Duket se Laze e ka pyetur Shehin për disponimin e tij për të marrë drejtimin e skuadrës së Elbasanit, diçka e cila do të mësohet në orët dhe ditët e ardhshme. Elbasani është një nga skuadrat më me histori në futbollin shqiptar, teksa tashmë militon në ligat e ulëta në vend.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.