Miroslav Vujadinoviç ka qenë ndër të parët që firmosi për Korabin, ndërsa sot zbulohet se ai ka një tjetër destinacion për karrierën e tij. Sipas “Panorama Sport”, lojtarit i është ofruar kontratë në Iran, e cila vlen disa miliona më shumë se në Shqipëri, ndaj ky i fundit ka kërkuar që të prishë marrëdhëniet me dibranët.
Ndërsa, po në brendësi të këtij shkrimi thuhet se lojtari do të zëvendësohet nga ish-portieri i Bylisit dhe Tiranës, Stivi Frashëri. Megjithatë, pritet që të ketë zhvillime në ditët e ardhshme, të cilat do të tregojnë plotësisht të vërtetën mbi ngjarjen.