Rrahman Hallaçi ka folur për ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi me Partizanin. I pranishëm në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, kapiteni i verilindorëve zbuloi fjalët e tifozëve të ekipit të tij para kësaj sfide. Ata i kishin kërkuar lojtarëve që ajo ndeshje të fitohet me patjetër, pastaj në të tjerat rezultati nuk do të ketë rëndësi.
“Ajo ndeshje ishte shumë e vështirë për ne. Kemi disa kohë që vetëm kemi humbur me Partizanin. Para këtij takimi tifozët na kërkuan që të fitonim këtë ndeshje, pastaj në të tjerat të bënim ç’të duam”, deklaroi Hallaçi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.