Vllaznia arriti të fitonte ndaj Laçit me rezultat minimal 1-0. Fitorja e shkodranëve u vulos nga 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Elis Bakaj. Megjithatë mbrëmjen e sotme është zbuluar një prapaskenë.
Mësohet se trajneri Armando Cungu kishte vendosur që penalltitët të gjuheshin nga mbrojtësi Olsi Gocaj, por në fund u përcaktua Elis Bakaj. Arsyeja? Mbrojtësi nuk ishte i qetë gjatë sfidës, ndaj penalltia iu besua fantazistit që arriti t’i jepte një fitore me mjaft vlera ekipit të Vllaznisë.