Kukësi mat forcat me Tiranën të shtunën, me fillim nga ora 16.00 në Elbasan Arena, në kuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri Mirel Josa po përgatit ekipin në prag të kësaj sfide, me gjëndjen e lojtarëve që është e mirë.
Cooper është rikthyer nga dëmtimi dhe do jetë në dispozicion të teknikut për këtë 90 minutësh.Sulmuesi luajti në ndeshjen e 21 vjeçarëve ndaj Shënkollit, duke u rikuperuar kështu plotësisht.Numan Kurdic nuk do jetë ndaj bardhebluve, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Verilindorët rënditen në vendin e gjashtë me 35 pikë, 5 më shumë sesa Kastrioti i vendit të shtatë. Ndeshja e fundit ishte ajo ndaj krutanëve, e fituar 3-0.