Partizani e nis sezonin e ri të Superligës me një duel emocionues. Të kuqtë udhëtojnë në fushën e kampionëve të Shqipërisë Skënderbeut ditën e premte ku do të përballen me kampionët korçarë.
Supersfida ka nisur të luhet ende pa nisur pasi ultrasit e të dyja kampeve kanë “provokuar” njëri-tjetrin.
Në lidhje me zhvillimet në kampin e kuq dhe përgatitjet për takimin e parë të këtij sezoni, tekniku i Partizanit Skënder Gega do të dalë në konferencë për shtyp më orëm 17:30 në ambjentet e hotelit “Univers” në qytetin e Elbasanit ku kryeqytetasit po impenjohen për takimin e shumëpritur.