Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme kundër Sheriff Tiraspolit, e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Të kuqtë i filluan stërvitjet ditën e shtunë dhe i kanë përfunduar ato sot në orën 18:30, pikërisht një ditë para ndeshjes. Ky njoftim bëhet i ditur nga kanali zyrtar i të kuqve.
Kujtojmë se skuadra kampione është klubi i vetëm që do të përfaqsojë Shqipërinë në kompeticionet europiane pas eleminimit të Teutës, Laçit dhe Kukësit, prandaj edhe ne shpresojmë për një rezultat pozitiv. Kujtojmë se ky takim do të luhet nesër në orën 17:30 në stadiumin “Selman Stermasi”.
Njoftimi i Partizanit