Futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka këtë vit e ka festuar ditëlindjen e tij në karantinë, kjo për shkak të situatës së krijuar prej coronavirusit që po përhapet me shpejtësi. Pavarësisht situatës Xhaka është ndjerë i plotësuar dhe i lumtur në këtë ditëlindje pasi e ka festuar pranë të voglit të tij, Klevis, të cilit teksa i ka publikuar një foto ku shkruan se është dhurata më e bukur që mund të kishte marrë.
“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe bashkëshortja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishe ti biri im. Faleminderit që më bëre mua babain tënd. Ti ke një mama të bukur dhe të fortë, një baba që do të mbrojë gjithmonë. Të dua ty dhe mamanë tënde verbërisht”, ka shkruar Xhaka krah postimit ku ka zbuluar dhe pamjen e plotë të të voglit.