Orges Shehi ka mbushur ditën e djeshme 39-vjeç. Legjenda e portës shqiptare ka luajtur 665 ndeshje në karrierën e tij dhe 254 nga ato i ka me kampionët e Shqipërisë. Urimet për “gardianin” e Skënderbeut ishin të shumta, por sigurisht urime dhe dhuratat më të veçanta i ka marrë nga familjarët dhe shokët e ekipit.
Edhe pse 39 vite mbi supe, forma e Orges Shehit është për t’u admiruar. Tashmë ai kërkon titullin e shtatë radhazi me fanellën korçare.