Në ndeshjen e fundit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Bëhet fjal për gardian kuqezi Etrit Berisha I cili po kalon një sezon jo të mirë te Atalanta ku ka humbur vendin e titullarit. Trajneri Gasperini I ka besuar portën portierit të ri Gollinit për të shprehur talentin e tij cka ka penalizuar portierin e kombëtares sonë. Sa herë është thërritur për të qënë titullar Berisha ka treguar menjëherë cilësit e tij ku ulja në stol duket se vetëm e ka përforcuar akoma më shumë.
Në sfidën ndaj Interit Berisha ishte përzgjedhur dhe nga tifozat në një sondazh se cili duhet të ishte portieri titullar në këtë ndeshje. Sipas asaj që raporton “Calciomercato” skuadra zikalër e shikon portierin Gollin si pasues të Handanoviç, ndërsa Atalanta mund ti besoi nga minuta e parë për ti treguar Interit se sa vlen. Në këtë mënyr Etrit Berisha mund ta nis ketë ndeshje nga stoli nëse lajmet e merkatos rezultojn të vërteta.