Argent Halilaj ka dhënë një prononcim për Supersport pas barazimit pa gola kundër Teutës. Portieri i Flamurtarit deklaroi:
“Pozicioni që mbajmë në renditje na bën që të jemi të kujdesshëm në ndeshjet e vështira, pasi çdo gabim i vogël të ndëshkon rëndë në këtë pjesë të kampionatit. E dinim që na priste një ndeshej e vështirë, pasi edhe Teuta është në të njëjtat pozita si Flamurtari dhe do ta kërkonte me çdo kusht fitoren. Por ne erdhëm të vendosur për të marrë një rezultat pozitiv në Durrës, ku përfshij edhe barazimin. Pra, edhe pika është shumë e mirë për ecurinë e Flamurtarit në kampionat.
Do të ishte gabim sikur ta quajmë të mbyllur mbijetesën me pikën e marrë në Durrës, pasi kemi ndeshje akoma më të vështira sesa kjo që kaluam, madje që këtë javë me Tiranën. Bardhebluve u uroj që pikët t’i marrin në ndeshjet e tjera, jo kësaj radhe me Flamurtarin.
Nuk do ta quaja shumë pozitive, pasi dëmtimi më ka penalizuar shumë. Kam ndenjur nëntë javë jashtë fushe dhe kur u riktheva në lojë nuk isha në njëqind për qind. Me kalimin e kohës arrita të kap një formë relativisht të mirë dhe jam i kënaqur nga puna ime deri tani, por e mira nuk ka fund asnjëherë.
Ngërçi psikologjik ndikon tek ekipi, pasi heqja e gjashtë pikëve na ka zhytur në vend të tretë nga fundi. Por, në ndeshjet e fundit ana morale është rritur shumë dhe shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”, përfundoi ai.