Presidenti i FSHF-së Armand Duka deklaroi se dhuna në futbollin shqiptar vjen për faktin se nuk respektohen ligjet e rendit. Në emisionin e shumëndjekur “Zona e Lirë”, ai theksoi se Parlamenti shqiptar dështoi me ndryshimin e ligjit për menaxhimin e ndeshjeve pa forca policie dhe ky eksperiement dështoi.
Dhuna në Kamëz ndaj arbitrit Eldorian Hamiti? Ajo ngjarje e shëmtuar nuk është e zakonshme. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për t’i paraprirë këto ndodhi ka disa mënyra për t’i parandaluar. Dhuna nuk është gjenetike. Ajo vjen kur nuk ka rregulla dhe ligje, ose kur nuk respektohen ligjet.
Ligji për menaxhimin e takimeve të futbollit me forca policie?Parlamenti ka ndryshuar ligj për pjesëmarrejen e policisë pa u konsultuar me ne. Tani ndodhemi para faktit. Kjo rezultoi e pasuksesshme. Por veprojnë mekanizmat e shtetit duke identifikuar agresorët i dënojnë dhe arrestojnë.
Të gjitha gjërat ndodhin kur nuk e respekton ligjin“, u shpreh Duka.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.