Kjo Copa America do të mbahet mend si kupa e polemikave. Pas pakënaqsive që që shprehu Lionel Messi ne fundin e ndeshjes me Brazilin ku tha se arbitri nuk shkoi ta shikonte VAR-in sepse ata kontrollojnë gjithçka. Tani është rradh e Perusë, finalistes së papritur të bëjë lojra psikologjike.
Sipas të përditshme peruane “Libero” oraginzatorët kanë sabotuar përgatitjet e këtyre të fundit para finales. Mesa duket lojtarët e Kombëtares peruane kanë qenë të detyruar të ndajnë fushën stërvitore me ekipet e moshave të Fluminenses, ku nuk ka ambiente për tu rikuperuar nga stërvitja. Për momentin këto ankesa nuk janë berë në menyrë zyrtare nga Federata e Perusë, por ajri i rëndë i finales ka filluar të ndihet.