Alban Bushi nuk ka preferuar shumë lojtarë nga Shkodra për Shpresat dhe së fundmi një polemikë është hapur nga një gazetar shkodran. Agron Isufi i ka dedikuar sot një koment të gjatë lojtarëve të papreferuar nga Bushi duke përmendur emrat që meritojnë ftesën e tij.
“Po si nuk e meriton doktor Ilirjan Haxhaja kombëtaren e shpresave ky futbollist si Denis Pjeshka me Erdenis Gurishta me Erald Cinari, Arlindi Kalaja, Rubin Hebaj?! Po Vllaznia është në vend të 4 nga këto të rinj që kemi me bollek, si DYCA,VECAJ,MILOTI, dhe trajneri i Shpresave Alban Bushi nuk mbledh asnjë nga Vllaznia. Qa don ma tepër ju trajnera të Tiranës nga kto lojtarë që po e qojnë Vllaznine në Kupat e Evropës. A e din ti Alban Bushi se ska hajër Kombëtarja pa shkodrane historikisht. Qa je ti që merr lojtarë nga gjithë Evropa, që si ke parë as ti vetë tuj luajt dhe o burra me e marrë në Kombëtare se lot jasht. Me gjej një lojtar që ke në mbrojtje ma të mirë se nr 5 i Vllaznisë, DENIS PJESHKA që mban Ekubanin, Pejiç, Salihin, Bushiçin, që lot në tre role dhe ti se merr në Kombëtare, më thoni ju specialista të Tiranës që delni nëpër studiot sportive. A e meriton Kombëtaren ky futbollist i egër, i fortë, i saktë, trim. Qa duhet me ba ma tepër me kallzoni, se po ju jap përgjigjen në sekond , apo GURISHTA edhe ky mbojtës i majtë e i djathtë, ke ka ma të mirë se kto në ekipin e shpresës alban bushi. O të mjerë futbolli ka lind në Shkodër dhe sa të doni ju me anashkalu Shkodrën, ne ju hime me forcë me lojtarë që pjell Vllaznia dit për ditë e me tifoza në formacion që gjithmonë kombëtaret i ka nderu Shkodra si SABAH BIZI,LORO BORICI,MEHDIN ZHEGA,RAMAZAN RRAGAMI,HYSEN ZMIJANI,LUAN VUKATANA,BARDH JERA, LIN SHLLAKU,FERIT RRAGAMI,RUDI VATA,ILIR KEPA,ELVIN BEQIRI,TUTO SHPUZA,CLIRIM BASHA,HAMDI SALIHU,GILMAN LIKA,ELSAID HYSAJ,BEKIM BALAJ, që kanë nderu Shqipërinë apo të tjerë që ja kan ngrënë hakun, si ASTRIT HAFIZI,FERIT BORSHI,ROLAND LUCI,FASLI FAKJA,ISAK PASHAJ,SUAD LICI,VIORESIN SINANI,EDI MARTINI,ARMIR GRIMA,AVENIR DANI,XHEVAHIR SUKAJ,VITOR BRIZA,HYSEN DEDJA ,LUTFI BASHA. Boll Shkodra që kanë luajtur pak ose aspak në Kombëtare, prandaj mos e anashkaloni futbollin shkodran që sbani hajër kurrë të nderuar trajnera si Alban Bushi që smerr asnjë Shkodran në Kombëtaren e Shpresave që mendoj duhet të ndërhyjë edhe presidenti DUKA që të mos persekutohen futbollistat e Vllaznisë si Pjeshka, Gorishta, Cinari, Kalaja, Hebaj, që të grumbullohen sa me shpejt tek Kombëtarja në qoftëse doni rezultate, në qoftëse doni me qendru në fund të tabelës, mos i merrni me i korit kto djem që nga vendet e fundit, po e qojnë Vllazninë në Evropë ose në vend të 4 me këto te rinj qe skuadra ka nja 10 lojtare të moshës 16-20 vjeç sot ne formacion. Akademia e Vllaznisë që qet futbollista sa të duash që meritojnë, kombëtaren e moshave si SINISHA RAICEVIC,DENIS MILOTI ,ERIDON Eridon L. Qardaku, PUSI, HOXHA, ISUFI, LEKAJ dhe të tjerë që duhet ta ketë mëndjen tek djepi i futbollit të Shkodrës se kjo Shkodër ka mbi 35 futbollistë që po furnizon ekipet e Superligës shqiptare dhe te Kosovës me këto lojtarë të Vllaznisë që losin me skuadrat e tjera si SUKAJ,SALIHI,LIKA,VUCAJ,NIKA,BORSHI,GURI,DEMA,BECI,VECAJ,MARKOLA,BANUSHI,SUAD KALOSHI,NIKSHIQI, HAKAJ,DIBRA,SHYTANI,KARAKACI,RRABOSHTA,SEMINA,LEKAJ,NIMANI,JUBANI,REXHA,KALOSHI,GJINI,HALLUNAJ,HOTAJ”, ka shkruar në facebook-un e tij gazetari shkodran.