Polemika për gjykimin nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Ditën e djeshme, Dortmund u mposht nga Bayern Munchen në shtëpi me rezultatin 2-3. Një humbje që nuk kanë lënë aspak një shije të mirë te lojtarët verdhezi që pas ndeshjes kanë shpërthyer në akuza për gjyqtarin e sfidës, Felix Zëayer.
Bayern fitoi një penallti pasi mbrojtësi Hummels në tentativ për të larguar topin e prek me dorë dhe gjyqtari pasi rishikon pamjet në VAR akordon penallti. Në fund të takimit për mediat, mesfushori Jude Bellingham është shprehur se nuk mund t’i besohet ndeshja më e madhe në Gjermani një gjyqtari si Felix Zwayer.
“Për mua nuk ishte penallti. Hummels as nuk e shikon topin, dhe nuk lufton për të, ai e prek atë dhe nuk mendoj se po e shikon topin. Mund të shohim shumë vendime të tjera në këtë ndeshje. Ju i besoni ndeshjen më të madhe në Gjermani një arbitri që ka manipuluar ndeshje në të kaluarën. Çfarë prisnit?”, u shpreh Bellingham.
Bellingham i referohet një rasti që daton në vitin 2004, ku Felix Zwayer u dënua me gjashtë muaj pezullim për përfshirje në një skandal korrupsioni dhe trukim ndeshjesh në Gjermani.