Thashethemet për transfertat e merkatos nuk lënë të qetë Paul Pogba, një talent francez I cili nuk po merr aq sa duhet nga Manchester United. Matteo Darmian, që e njeh lojtarin shumë mirë, ka folur për të se si ai ndiqet nga Juventus dhe Inter: “Paul është miku im dhe kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Së pari, po flasim për një kampion të vërtetë, një futbollist të shkëlqyer, por edhe ai mund të ketë momentet e tij.
Problemi i tij i vërtetë me United mendoj se ishte çmimi që pagoi klubi duke kushtëzuar si ai shihet nga njerëzit dhe duke e zhvlerësuar disi. Shumë kritika të pa justifikueshmë ka patur kundrejt tij, duke thënë që ai nuk punon mjaftueshëm. Por për mendimin tim performance e tij ka qenë ndër më të mirat vitet e fundit. A është ai i palumtur? Sinqerisht nuk e kam parë as të mërzitur e as të palumtur. Madje Paul ishte I kënaqur tek United dhe I lumtur me vendimin e tij. Ajo çka I intereson atij më së shumti është performanca.”
Në fund Darmian foli edhe për kohën e tij me Parmën: “Isha I lumtur që iu bashkova Parmës. Drejtori sportiv I Parmës, Daniele Faggiano, më lejoi të rikthehem në serinë A, një kampionat që e njoh mirë. Është një klub ambicioz, kështu që nuk I dihet se ç’surpriza na presin.”