Karlo Ançeloti është shprehur i kënaqur nga paraqitja e fundit e Bajernit të Mynihut në sfidën ndaj Hertës së Berlinit pas fitores 3-0.
I pyetur për Pol Pogba, i cili u përfol se do të kalonte te Reali i Madridit, por në fund zgjodhi Mançesterin, Ançeloti u shpreh: “Nuk e ka kërkuar as kur kam qenë në Madrid dhe as tani që jam në Mynih. Kam mesfushë super! Pogba është një lojtar shumë i mirë, por nuk kërkoj lojtar me karakteristikat e tij.
Për sa i përket Griezman, Bajerni ka Levandovskin dhe unë nuk e ndërroj sulmuesin polak me asnjë tjetër”, u shpreh trajneri i bavarezëve për mediat gjermane pas sfidës ndaj Hertës së Berlinit.