Jose Mourinho ka folur menjëherë pas takimit, ku “Djajtë” arritën të triumfonin me rezultatin 2-0. Tekniku portugez është shfaqur mjaft i kënaqur nga ajo që Paul Pogba arriti të jeptë në fushën e lojës.
“Mendoj se Pogba ka luajtur shumë mirë”, deklaroi Mourinho.
“Cdo gjë shkoi shumë mirë, individualisht Pogba ishte tepër i mirë, ndërsa kolektivisht është duke mësuar të luajë me ne, por jam vërtetë i lumtur,” përfundoi portugezi.
Kujtojmë që mesfushori francez, Paul Pogba u transferua nga Juventus te United, ku zhvilloi ndeshjen e dytë me bluzën e “Djajve” kundër Southemptonit.