Pochetino u ul pak ditë më parë në stolin e PSG. Trajneri argjentians po mendon për merkaton, teksa synohet ylli i Manchester United (Sipas Daily Star). Bëhet fjalë për Paul Pogba, i cili është përfolur shumë për një largim nga “djajtë e kuq”.
PSG mbetet një opsion i mirë për mesfushorin për të shfaqur aftësitë e tij. Pogba është pjesë e ekipit nga Manchesteri që nga viti 2016, periudhë në të cilën vinte nga Juventusi. Nëse ai do transferohet në Paris apo jo, mbetet të shihet.