PSG po mendon të largojë nga pankina Mauricio Pochetino. Trajneri argnetinas nuk po bind dhe pavarësisht që në ekip ka yje, loja lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit janë në kërkim të një trajneri ekspert, i aftë të arrijë rezultate të rëndësishmë në kampionat dhe në arenën europiane.
Një nga emrat më të përfolur në korridoret e zyrave të PSG-së është Joachim Low. Gjermani ia ka dalë të shpallë kampione bote Kombëtaren e Panzerave dhe aftësitë e tij nuk janë vënë në diskutim asnjëherë. Low te gjigandët e Francës? Mbase.