Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina ditën e sotme është arrestuar nga Policia e Kukësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë teksa po vinte nga Kosova dhe mbi të rëndon akuza e “Armë mbajtje pa leje”.
Arrestim i tij u bë me vendimin e Gjykatës të Durrësit të cilët e kanë dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin shqiptar në Beograd.
Ndërkohë, më herët në lidhje me arrestimin er Morinës reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.