Në kampionatin kroat ka një sërë lojtarësh shqiptar që aktivizohen, ndërsa i fundit i thirrur në kombëtare është Eros Grezda, i cili luan për Lokomotivin e Zagrebit. Trajneri Gianni De Biazi ka thirrur të riun që luan në mesfushë, por që ka harruar një tjetër lojtar shqiptar që po shkëlqen në radhët e Hajduk Split.
Për mbrojtësin e krahut të majtë, Hysen Memolla, i cili po luan titullar në të gjitha ndeshjet e Hajdukut, tekniku italian e ka kursyer ftesën edhe këtë herë bëjnë me dije burime për newsport.al. Nuk dihet se çfarë duhet të bëjë më shumë djaloshi 24-vjeçar nga Kavaja që stafi kuqezi t’i dërgojë një ftesë, kur Lenjani nuk po aktivizohet me Rennes…