Roma ka kaluar me sukses ndeshjen e fundjavës, duke mposhtur 3-0 Breshian. Kris Smalling ka qenë protagonist për kryeqytetasit, duke shënuar një herë e duke dhënë dy pasime të fundit për shokët e tij. Një prezantim mjaft i mirë nga anglezi, që vijon të surprizojë me paraqitjet e tij.
Klubi roman e mori mbrojtësin në “përdorim” këtë sezon, duke arritur akordin me Manchester United. Paraqitjet e mira të “gjigantit” të sulmit kanë shtyrë drejtuesit e Romës që të mendojnë blerjen përfundimtare të tij. Këto ditë pritet të nisin bisedimet mes verdhekuqve dhe agjentit të lojtarit, me Smalling që dëshiron të vijojë karrierën në Romë edhe pas verës së 2020.