Fitorja e javës së shkuar ndaj Cagliarit në transfertë dhe paraqitja e mirë e Thomas Strakoshës, ka bërë që të vijë vlerësimi i radhës për “gardianin” kuqezi. Shpëtimtar për të tijët, i sigurt dhe vendimtar mes shtyllave, Strakosha e ka merituar çmimin për portierin më të mirë të javës.
Faqja zyrtare e Serisë A ka bërë këtë postim, duke shkruar se pas votimit është gardiani Strakosha ai që vlerësohet si portieri më i mirë i javës së 16. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që portieri fiton këtë sondazh, duke treguar edhe një herë se vlerat e tij në treg janë rritur.