Dinamo kërkon të ngjitet në Superligë këtë sezon. Me ardhjen e pronarit italian, Marco Pontrelli çdo gjë ka ndryshuar e këtë herë për mirë. 18-herë kampionët e vendit kanë bërë një merkato cilësore, kanë një fushë për stërvitje dhe me shumë mundësi ndeshjet si pritëse mund t’I luajë në ‘Selman Stermasi’ nëse gjen akordin me Tiranën.
Së fundmi klubi së bashku me presidentin kanë bërë apel që çdo tifoz apo ish-punonjës që zotëron trofe të klubit t’I dorëzojë në mënyrë që Dinamo të bëjë një minimize me trofetë. Ditën e sotme, presidenti Marco Pontrelli ka dhënë një intervistë për “ABC Neës” teska ka prekur shumë tema të ndryshme duke filluar nga sezoni i ri, titujt e humbur si dhe bojkoti i futbollit në vendin tonë.
“Ne kemi bërë apel për këtë temë, sepse për mendimin tim është diçka e rëndësishme. Kjo, sepse bëhet fjalë për rrënjët e një klubi historik. Kemi nevojë të kthejmë në klub sa më shumë kupa, sepse po bëjmë një minimuzeum të Dinamos dhe kemi nevojë për material real, jo për fotokopje. Deri sot kemi gjetur 4 trofe, por duket se apelimi ynë ka krijuar ndjeshmëri, prandaj jam optimist”.
Dinamo ka nevojë për gjithçka që ka pasur në të kaluarën. Sipas informacionit që kam, Dinamo ishte një klub në pararojë që në vitet 80-të, kishte një qendër sportive të një niveli shumë të lartë. Do të ishte mëkat të mos e rindërtonim këtë markë historike.
Jam i bindur se dalëngadalë do t’ia dalim. Kemi marrë një qendër sportive që nuk është e përshtatshme për të gjitha skuadrat e Dinamos. Këtë vit kemi ekipin U21 dhe akademinë me 8 skuadra. Po përpiqemi të sistemojmë kompleksin në Arbanë, por na duhet qendër tjetër për akademinë.
A do të ngjitet Dinamo në Superligë?
Objektivi është për këtë, por futbolli është mjaft kompleks. Ndonjëherë edhe kur ke 30 yje nuk fiton. Situata te Dinamo është mjaft e mirë, sepse kemi bërë një punë të madhe, kemi krijuar një skuadër të denjë për të përballuar kampionatin. Le të presim tani datën e fillimit dhe pastaj do ta shikojmë sesa punë të mirë kemi bërë.
Çfarë mendimi ka presidenti për konfliktin mes Ligës e qeverisë?
Shpresoj që të dyja palët të qetësohen dhe të gjejnë akordin. Ne po penalizohemi nga kjo situatë, sepse kemi 2 muaj që përgatitemi. Ndoshta do të duhet të nisim gjithçka nga e para. Të mos flasim për problemin Covid-19, që e bën situatën edhe më të keqe.