Frederik Veseli, po bën një sezon të shkëlqyer me Empolin, në kampionatin italian. Mbrojtësi kuqezi është një nga pikat kyçe të skuadrës, që lufton për mbijetesën në të parën.
Këtë gjë skuadra që po militon aktualisht e ka vlerësuar dhe sipas mediave italiane, klubi ka rinovuar deri në qershor të vitit 2022, kontratën.
26-vjeçari ka 9 paraqitje nga 14 ndeshje. Empoli momentalisht ka 13 pikë dhe ndodhet në 17-të, të renditjes.