Te Kukësi ka vend për relaks dhe qetësi pas një jave të lodhshme dhe një 90-minutëshi tejet të luftuar kundër Partizanit.
Trajneri Ernest Gjoka iu ka lënë dy ditë pushim lojtarëve të tij, duke ditur se kampionati do të pësojë një pauzë të shkurtër për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.
Ndërkohë që pas fitores ndaj Partizanit, presidenti Safet Gjici pritet të shpërndajë edhe shpërblimin e premtuar nga ana e tij. Një procedurë shumë e njohur dhe e praktikuar shpesh nga ana e numrit 1 të klubit verilindor.